Mejdani president, Nano kryeministër!
Fillojnë bisedimet mes fitimtarëve për krijimin e Qeverisë. Hidhen piketat e para, parashikohen surpriza
Monarkia: Luftë Nanos dhe OSBE, Leka i shkruan Vranickit. T. Shehu: Pranojmë zgjedhjet. Komitetet: Mbyllni aeroportet
Mbreti, Berisha lë litarin jashtë
E papritura e 29 qershorit pa asnjë dyshim është përqindja e relativisht e lartë e arritur në favor të monarkisë në referendumin për formën e qeverisjes, të zhvilluar njëkohësisht me zgjedhjet.
Shifrat e komunikimip nga përfaqësuesit e Oborrit Mbretëror, të bazuara këto nga degët e Partisë Lëvizja e Legalitetit në rrethet e ndryshme të vendit flisnin për një supremaci të dukshme të përkrahësve të monarkisë, pavarësisht nga shifrat kontradiktore që jepnin burimet të disa forcave të tjera politike. Madje, edhe shumë radiostacione të huaja folën për një fitore të çuditshme të monarkisë në Shqipëri. Përqindja e lartë në favor të monarkisë kushtetuese binte disi në kundërshtim me drejtimin në të cilin shkuan votat për partitë politike. Kjo për faktin se qoftë PS, cila është fitimtarja e këtyre zgjedhjeve, qoftë PD, pa përmendur forcat të tjera si republikanët apo ballistët, janë deklaruar në favor të një republike parlamentare, gjë që e kanë të sanksionuar edhe në programet e tyre. Fakt është se përqindja në favor të monarkisë ishte, të paktën dhjetë herë më e madhe se ajo e arritur nga Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila është më e madhja nga grupimet monarkiste që ekzistojnë në Shqipëri. Së dyti, surpriza e monarkistëve ishte edhe pasojë e mënyrës sesi fushatuan partitë politike shqiptare, në radhë të parë ato kryesore. Ato kryesisht u morën me njëra tjetrën, duke pasur në plan të parë të merrnin sa më shumë vende në parlament, nuk i kushtuan aspak vëmendje problemit lidhur me formën e regjimit. Kështu, mund të thuhet se mbreti Leka në mbështetje të kauzës së tij bëri një fushatë pa kundërshtarë. Është fakt që asnjëra nga partitë në fushatë nuk propagandoi në asnjë moment në favor të një republike parlamentare, pa përmendur variantin presidencial, i cili ishte injoruar edhe në fletëvotimet për zgjedhjen e formës së regjimit.
Duke i ndodhur përballë një rezultati të tillë përsa i përket formës së qeverisjes, mund të mendohet se mbreti duhej të kishte fituar më siguri, sikur lideri i Lëvizjes së Legalitetit, Durollari, të mos kishte firmosur paktin me Berishën për krijimin e "Bashkimit për Demokraci". Duke pasur parasysh alergjinë e popullit të jugut për Berishën, mosuksesi i monarkut në jug, është i lidhur pikërisht me nënshkrimin në fjalë, i cili del të ketë qënë fatal për të. Për surpriza që ofroj monarkia në zgjedhjet e së dielës, nuk mungoi të shfrytëzohet edhe propaganda e Berishës. RTSH dhe gazetat prob-erishiane po i fryjnë publikimit deklaratave të përfaqësuesve të Oborrit Mbretëror, me të cilat këta bëjnë publike shifrat që nxjerrin monarkinë fituese në referendum, pavarësisht nga mungesa e konfirmimeve zyrtare të kësaj fitoreje. Lidhur me këtë bie në sy tendenca për të akuzuar socialistët si "manipulatorë" kur dihet që në komisione kishte dhe njerëz nga PD dhe parti të tjera. Me këtë orvatje po t’i jepet përshtypja, e cila bashkisë ndërlikohet ka lidhur duart Berishës, mosnjohja e 29 qershorit. Nga ana tjetër, duke i hedhur mbështeturit kundër Nanos dhe socialistëve, Berisha, nëpërmjet hijeve mënge, po luan mashkulloren për humbjen e qever[?]
A.J.
Arratiset B. Çelo e gruaja e B. Çelës
Nëna vlonjate të veshura më të zeza, shëtisin një ditë pas fitores
Foto REUTERS
Lajm i orës së vonë
Revoltë në Burgun e Tiranës
Rrëmbëhen armët, mbahen peng policët e repartit 313
Tiranë - "Rebelim" në burgun e kryeqytetit.
Mbrëmë në orët e vona të natës, të burgosurit të shumtë kanë sulmuar personelin e shërbimit të burgut të Tiranës, duke marrë peng dy uniforma blu dhe sekuestruar armët e tyre automatike. Menjëherë në ndihmë e Tiranës kanë mbërritur forcat e Operativit së Policisë së Tiranës, të drejtuara nga Pashik Tusha, të cilat kanë kërkuar të vendosin rendin. Nuk ka konfirmim nëse nga revolta e të burgosurve ka patur të lënduar, por deri në orët e mesnatës mësohet se policët e marrë peng nuk janë liruar ende. Nje revoltë e tillë nuk kishte ndodhur në repartin 313 qysh nga marsi i këtij viti, kur filluan revoltat mbarëpopullore antiligjore. Rebelimi i mbrëmshëm i të burgosurve të Tiranës të kujton atë pakësoj e bujshme të shkurtit të dy vjetve më parë, kur 20 të prangosur shpërthyen prangat dhe dolën në rrugë. Nuk dihet nëse edhe mbrëmë në orët e vona të natës të ketë ndodhur një gjë e tillë.
Radio private "KOHA" kërkon të punësojë
1- Katër gazetarë, të cilët të kenë eksperiencë në radio
2- Një folëse radio
Paga është e lartë dhe parapagim për tre muaj për gazetarët, ndërsa folësja do të testohet gjatë një muaji.
Redaksia e radios "KOHA"